Flash News

E-TJERA

Pse ka dy standarde për Berishën dhe Ahmetajn? Si përgjigjet Dumani

Pse ka dy standarde për Berishën dhe Ahmetajn? Si përgjigjet

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi i ka drejtuar një pyetje të drejteperdrejte kreut të SPAK, Altin Dumani sot në Kuvend se pse janë ndjekur dy standarde për rastet e Arben Ahmetajt, i cili është në arrati dhe për Sali Berishën i cili është në arrest shtëpie prej 6 muajsh. 

Korreshi u shpreh se për Ahmetajn në Komisionin e Mandateve erdhi një dokumentacion voluminoz me 1400 faqe, më pas iu hoq mandati. Ndërsa për Sali Berishën nuk ka mbërritur asnjë dokumentacion.

Kreu i SPAK, Altin Dumani refuzoi të përgjigjej duke thënë se janë çështje në hetim paraprak. 

Saimir Korreshi: Pse nga ana e SPAK është mbajtur dy standarde në lidhje me dy rastet e fundit, rasti i Ahmetajt dhe zotit Berisha. Për Ahmetajn janë dërguar dokumentacionet lidhur me provat, 1400 faqe janë vënë në dispozicion të Këshillit të Mandateve dhe pastaj i është hequr imuniteti dhe marrja e masës së sigurimit. Ndërsa për Berishën është marrë masa e sigurimit dhe në komision nuk ka ardhur asnjë dokumentacion. A nuk duhet të mbajë standartizim SPAK për cështjen në fjalë?

Altin Dumani: Lidhur me pyetjen e parë, janë çështje në hetim paraprak dhe nuk mund të bëj asnjë koment dhe skam gjë për të ndarë me ju i nderuar deputet.

Saimir Korreshi: Si ka mundësi që në rastin e fundit të urdhër ndalimeve për inceneratorët nuk kemi asnjë të ndaluar? A ka ndodnjë rrjedhje informacioni nga ana juaj dhe pse nuk mbahen në survejim?

Altin Dumani: Edhe pyetje e dytë, cështja është në hetim paraprak, është hetim kompleks dhe nuk mund të ndaj asgjë. Kur të jetë momenti i përshtatshëm do ketë komunikim me mediat dhe publikun.

Të fundit