Flash News

E-TJERA

Pse kufizohet lëvizja në orën 22.00, apo në këtë orë del virusi? Si e komenton Manastirliu

Pse kufizohet lëvizja në orën 22.00, apo në këtë

Nga e mërkura, nis kufizimi i lëvizjes nga ora 22.00 deri në 06.00 për shkak të përkeqësimit të situatës nga covid-19 në vendin tonë.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka dhënë detaje në ‘opinion’ mbi këtë vendim të Komitetit Teknik të Ekspertëve.

Pse u vendos në orën 22.00 kufizimi i lëvizjes?

Manastirliu: Është orë që kishte të bënte me lëvizshmërinë dhe popullimin në bare dhe restorante.

Baret i ke të populluara që herët në mëngjes..

Është edhe për arsye të qëndrimit në tavolina për orë të gjata, vendim nga komiteti teknik i ekspertëve si zona që kishte risk më të madh të përhapjes së virusit dhe janë moshat e reja ato që e përhapin. Vetëm baret e restorantet, fast food-e që kanë shërbime në tavolina. Duam të minimizojmë riskun e kontakteve.

Po për një ecje lejohet?

Po është i ndaluar.

Vetëm pas orës 22.00 del në rrugë virusi?

E kam dëgjuar edhe këtë, është prezent dhe shumëfishohet kur ka grumbullime. Në rast të fundjavës ka më shumë interaktivitet mes njerëzve.

Më shumë rrezik ka te ata që punojnë në call center, fasoneri, shkolla?

Është bazuar mbi zonat e riskut. Nuk kontrollohen nga pikëpamja e ndërveprimit njerëzor. Shkollat nuk janë vatra infektimi.     

 

Të fundit