Flash News

E-TJERA

Pse ndodhin vrasjet në fundjavë? Eksperti i kriminalistikës: Nuk kemi efiçente mburojën urbane

Pse ndodhin vrasjet në fundjavë? Eksperti i kriminalistikës: Nuk

I ftuar në emisionin ‘Politiko’ të Alfred Lelës, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço tha se ekspertët nuk kanë ditur se si të veprojnë me skenën e krimit.

Karamuço theksoi se krimet e një profili të tillë, si atentati ku mbetën të vrarë Erigers Mihasi dhe Armando Dumani, ndodhin më shumë në fundjavë, në zona të populluara. Sipas ekspertit, policia do të duhet të analizojë statistikat e kriminalitetit, dhe të shtojë gjatë fundjavave përforcimet.

“Ekspertëve më mirë t’ua heqim certifikatat. Pse? Nuk kam parë skenë krimi të jetë aq afër me makinën e krimit.  Ata nuk dinin çfarë duhet të bënin në ato momente, duhet të rrethonin skenën e krimit. Nuk kemi efiçente mburojën urbane. Policia bllokon të gjitha akset rrugore, vendos postblloqe. Krimet e këtij profili po ndodhin në fundjavë, në zona të populluara, makinat digjen diku dhe armatimet lihen brenda. Arma ka disa elementë dallues. Ne nuk kemi të organizuar bllokimin e menjëhershëm të akseve rrugore të sigurisë urbane. Aty kanë rrezikuar një perimetër të jashtëzakonshëm popullimi. Duke qenë fundjave policia që ka drejtori analize që sheh trendin e kriminalitetit, mundet që në fundjave të shtojnë përforcimet”, u shpreh Karamuço.

Të fundit