Flash News

E-TJERA

Pse po hesht Basha për Berishën? Shkullaku: Ka vetëm dy rrugë për kreun e PD që të ketë një qëndrim zyrtar

Pse po hesht Basha për Berishën? Shkullaku: Ka vetëm dy

Kreu i PD Lulzim Basha nuk ka dalë ende me një qëndrim konkret në raport me ish kryeministrin Sali Berisha, pasi ambasadorja e SHBA i kërkoi ta largojë nga grupi parlamentar, ndonëse na ndajnë edhe tri ditë nga nisja e punimeve në kuvend.

Analisti Armand Shkullaku i ftuar në ABC ka komentuar këtë qëndrim të heshtur të Bashës dhe  thotë se rrugët për kryedemokratin janë vetëm dy.

Që në ditën e parë PD duhet ta kishte marrë vendimin. Nuk është i lehtë. Por në momentin që u shpall “non grata” ishin dy mundësi; ose PD (nëse ishte e bindur) duhet të ndiqte standardin që ka kërkuar nga kundërshtarët politikë dhe (Berisha) nuk mund të jetë pjesë e grupit parlamentar ose jo, nuk besojmë te këto akuza, “është shtylla kurrizore e partisë, fytyra e PD” dhe do i qëndrojmë deri në fund.

Na jepni prova para se të shprehemi, janë zvarritje. Basha duhet të marrë një akt politik. Rruga e dytë do të ishte më e ndershme, nuk mund të distancohet nga dikush që e ke pasur në identitetin tënd. Qëndrimi i Bashës duhet të ishte në mbështetje të Berishës” u shpreh Shkullaku.

 

Të fundit