Flash News

E-TJERA

Pse SPAK nuk lëviz për lëvizjet e Ramës nëpër bashki? Krasniqi-Hoxhës: Ka kapur çdo pushtet, nga rektorët te doganierët

Pse SPAK nuk lëviz për lëvizjet e Ramës nëpër

Në një debat të zhvilluar në emisionin “Debat”, analisti Afrim Krasniqi tha se  Kryeministri Edi Rama, nuk është votuar drejtpërdrejt nga qytetarët shqiptarë, por është emëruar nga Partia Socialiste, në postin që ka.

“Zoti Rama nuk është votuar nga shqiptarët si kryeministër, është votuar Partia Socialiste dhe PS e ka emëruar atë kryeministër”, deklaroi Krasniqi.

Ai akuzoi se Kryeministri ka uzurpuar jo vetëm pushtetin qendror dhe vendor, por edhe poste të tjera kyçe, duke përmendur përfshirjen e tij në emërimet në dogana, universitete dhe institucione të tjera publike.

“Ai tani ka marrë pushtet vendor, pushtet qendror, prokurorë, rektorin e Kamzës e mori. Gjithë postet, kryeshkencëtarin, doganierin, IMT-në. Dikush duhet t’i thotë që jemi në demokraci dhe pushtetet janë të ndara”, u shpreh ai.

Gazetari Artan Hoxha e pyeti nëse veprimet e fundit në Bashkinë e Tiranës përbëjnë vepra penale.

“Po, nëse provohet që kryeministri ka emëruar apo shkarkuar njerëz përmes partisë dhe jo sipas ligjit të administratës publike, është shkelje penale”, deklaroi Krasniqi.

I pyetur nëse e pret nga opozita që të bëjë denoncimet, ai theksoi:

“Dikush duhet ta bëjë. Ose grupet e interesit që përfshihen, ose Shoqata e Bashkive, ose këshilltarët e PD-së që paguhen nga taksat tona.”

Pjesë nga debati

Afrim Krasniqi: Zoti Rama nuk është votuar nga shqiptarët si kryeministër, është votuar partia socialiste dhe PS e ka emëruar atë kryeministër. As partia socialiste s’është  nga 2009.

E ai tani ka marr pushtet vendor,pushtet qendror,  prokurorë, rektorin e Kamzës e mori. Gjithë postet, kryeshkencëtarin, doganierin, IMT.

Dikush duhet ti thotë që zotëri jemi në demokraci dhe pushtetet janë të ndara dhe ti i tejkaluar dhe nëse ne i themi një zyrtari që ke abuzim me detyrën dhe si themi këtij që abuzon para kamerave, atëherë është problem i shoqërisë.

Artan Hoxha; Ju mendoni se këto veprime në bashkinë e Tiranës janë vepër penale?

Afrim Krasniqi:  Mendoj që po. Mendoj që nëse provohet që kryeministri ka emëruar shkarkuar imponuar emërime njerëzish me konkurs partie jo siç është ligji i administratës publike, është absolutisht shkelje penale.

Artan Hoxha; Ju prisni që ta bëj opozita denoncimin?

Afrim Krasniqi: Dikush duhet ta bëj. Ose grupet e intereve që përfshihen ose  shoqata e bashkive ose këshilltarët e Partisë Demokratike në Bashki që paguhen nga taksat tona.

 

Të fundit