Flash News

E-TJERA

Pse trafikantët zgjedhin “shtëpitë e barit”? Hajdarmataj: Punonjësit e OSHEE fshijnë faturimet e energjisë

Pse trafikantët zgjedhin “shtëpitë e barit”?

“Shtëpitë e barit” në Shqipëri kanë filluar të përhapen masivisht duke u kthyer nga një fenomen në një praktikë ‘të preferuar’ edhe për shqiptarët.

Ish-drejtuesi i Policisë, Arben Hajdarmataj, tha në një intervistë për Euronews Albania se trafikantët e drogës zgjedhin “shtëpitë e barit” sepse i mëshojnë tre faktorëve prej të cilëve përfitojnë.

“E para, do një sasi ose fuqi punëtore më të reduktuar. Sipërfaqja e tokës që nevojitet është e pakrahasueshme se sa kërkohet për një ambient të mbyllur dhe personat që përfshihen në këtë aktivitet kriminal janë në numër më të kufizuar. Dhe, tjetra cilësia; pra trafikantët kanë mundësi ta përpunojnë  cilësinë e kanabisit që kultivohet në shtëpi bari përmes elementëve kimike. Një nga faktorët kryesorë është koha; për 3 muaj realizojnë rritjen e bimës në ambiente të mbyllura”, shpjegoi Hajdarmataj.

Sipas Hajdarmatajt, në çdo aktivitet të tillë është e pashmangshme edhe përfshirja e punonjësve të OSHEE-së, pasi duhet të sigurohet një sasi e madhe energjie elektrike, që në kushte normale do t’i binte në sy policisë.

“Sasia e energjisë që përdoret për të zëvendësuar diellin përmes llambave është shumë e madhe. Në kushte normale, një aktivitet apo banesë ka edhe një histori në harxhimit të energjisë. Kur kjo sasi 10- fishohet është indicie për policinë për të denoncuar, nëse do ishim në kushte normale. Në të gjitha rastet, bashkëpunëtorë në këtë aktivitet kriminal janë punonjës të OSHEE që ose fshijnë faturimet ose i ulin. Gjithmonë duhet një bashkëpunëtor i tillë për të mos dhënë indicie”, tha ish-polici.

Të fundit