Flash News

E-TJERA

Pse u thirr ish-kryebashkiaku Elvis Roshi në SPAK?

Pse u thirr ish-kryebashkiaku Elvis Roshi në SPAK?

Ish-kryebashkiaku i Kavajës Elvis Roshi ka dalë nga ambientet e SPAK duke iu shmangur gazetarëve për të mos dhënë deklaratë për mediat.

Mësohet se arsyeja e thirrjes së Roshit në SPAK lidhet më çështjen nën hetim për tendert publikë të Bashkisë së Kavajës në kohën kur institucioni drejtohej nga Roshi.

Ish-kryebashkiaku është marrë në pyetje për rreth një orë nga oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Ai është pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat e hetimit mbi tenderat publik si ish-funksionar i Bashkisë së Kavajës.

Të fundit