Flash News

E-TJERA

Publikohen formacionet e supersfidës Kroaci-Spanjë

Publikohen formacionet e supersfidës Kroaci-Spanjë

Publikohen formacionet e supersfidës Kroaci-Spanjë e cila pritet të luhet në orën 20:45, në arenën “mitike”, “De Kuip” e Roterdamit.

Kroacia që vazhdon të kërkojë një trofe të madh ndërkombëtar është vënë përballë Spanjës që përpiqet t’i rikthejë vitet e lavdisë në finalen e Ligës së Kombeve për sezonin 2022/2023 që zhvillohet në Roterdam.

Tekniku i Kombëtares kroate, Zlatko Dalic ka vendosur të rreshtojë djemtë e tij me formulën 4-3-3, ku në portë si zakonisht është pozicionuar “shtatlarti”, Dominik Livakovic.

Në krahët e mbrojtjes janë Perisic e Juranovic, me qendrën që mbulohet nga Erlic e Sutalo.

“Dirigjimi” i lojës në mesfushë i është besuar tre “arkitekëve”, Mateo Kovacic, Marcel Brozovic e Luka Modric, ndërsa “tridenti” i sulmit plotësohet nga Ivanusec, Kramaric e Pasalic.

Në krahun tjetër, tekniku i “iberikëve” spanjollë, Luis de la Fuente i ka rreshtuar “toreadorët” e tij, me formulën 4-2-3-1, ku në portë ashtu i ndeshjen e kaluar është pozicionuar Unai Simon.

Në krahët e mbrojtjes janë Jesus Navas e Jordi Alba, me qendrën, që ashtu si në përballjen ndaj Italisë mbulohet nga Le Normand e Laporte. Para mbrojtjes janë vendosur Rodrigo e Fabian Ruiz, ndërsa më të avancuar janë Marco Asensio, Gavi e Yeremi Pino, ndërsa “bomberi”, Alvaro Morata është pozicionuar i vetëm në majën e sulmit.

Të fundit