Flash News

E-TJERA

Publikohen pamjet e atentatit ndaj Edison Begajt; autori me maskë dhe i veshur si polic

Publikohen pamjet e atentatit ndaj Edison Begajt; autori me maskë dhe i

Janë publikuar pamjet e atentatit të regjistruar mbrëmjen e të shtunës në Vlorë, ku mbeti i plagosur 38-vjeçari Edison Begaj.

Siç shihet nga videoja e publikuar nga "Balkan Web", Edison Begaj zbret nga automjeti i ti dhe shkon të hapë portën e shtëpisë së tij, ndërsa brenda në makinën e tij janë gruaja dhe fëmijët. Pasi kthehet sërish te makina, Begaj përballet me autorin në një distancë të afërt. Ky i fundit pas disa sekondash nxjerr armën dhe qëllon 38-vjeçari, i cili bie në tokë.

 

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 29 Majit, rreth orës 23:30 në fshatin Kaninë të qytetit bregdetar. Autori e priste 38-vjeçarin në hyrje të banesës së tij dhe qëlloi me katër plumba në këmbë, duke e lënë të plagosur, jashtë rrezikut për jetën. Burime pranë bluve të Vlorës, bëjnë me dije se autori ka qenë i fshehur në disa pemë, pranë banesës së Begajt dhe pasi ka qëlluar, ka ikur deri në një distancë në këmbë dhe më pas është larguar me një makinë tip “Benz”.

Ende nuk ka asnjë person të arrestuar lidhur me këtë ngjarje. Dy pistat kryesore të hetimit janë; larje hesapesh si dhe për pazare droge.

Edison Begaj është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Më 20 shkurt të vitit 2008, policia e Vlorës përfundoi operacionin e koduar “Qiriu i ndezur”, i cili i dha fund veprimtarisë 10-vjeçare kriminale të një bande e cila trafikonte drejt Italisë drogë dhe armë. Aksioni i shtrirë në Vlorë, Fier, Kavajë dhe Lushnjë çoi në pranga shtatë persona, mes tyre edhe Edison Begajn, banues në Vlorë.

Në 19 mars të 2015 kur policia pikas një automjet i cili dyshohej se mbarte lëndë narkotike Edison Begaj së bashku me tre te tjerë i kanë hapur zjarr policisë dhe më pas efektivët kanë arritur ta arrestojnë duke shpëtuar tre shokët e tij. Në ngjarje mbeti i plagosur lehtë një polic.

Më 18 maj 2020 personi në fjalë ka qenë subjekt i OFL sëbashku me katër persona të tjerë në listën e Vlorës.

Të fundit