Flash News

E-TJERA

Caktohet data e mbledhjes, Prishtina pret takimin e radhës të dy qeverive Shqipëri-Kosovë

Caktohet data e mbledhjes, Prishtina pret takimin e radhës të dy

Është caktuar data kur do të mblidhen dy qeveritë Shqipëri-Kosovë. Prishtina zyrtare do të presë më 20 qershor kabinetin qeveritar shqiptar.

Mbledhja e fundit e përbashkët ishte më 26 nëntor të vitit që lamë pas. Ajo ishte mbledhja e parë me Albin Kurtin në krye të qeverisë së Kosovës.

Në takimin që u zhvillua në Elbasan u nënshkruan marrëveshje, ku më kryesorja ishte unifikimi i abetares, heqja e leje të qëndrimit të përkohshëm, njohja e sigurimeve shoqërore dhe për lehtësira të ndërsjella në procedurat doganore të hyrje/daljes së mallrave.

Kjo do të jetë mbledhja e 8-të e përbashkët mes dy qeverive, ku pritet të nënshkruhen edhe disa marrëveshje të rëndësishme. 

Draft-marrëveshjet mund të jenë gati pasi kryeministri Albin Kurti i kërkoi ministrave që deri më 10 qershor të përfundoheshin çështjet që lidhen me marrëveshjet ndërshtetërore. 

Të fundit