Flash News

E-TJERA

Publikohet lista e ushtrive më të fuqishme të botës, renditja e Shqipërisë dhe vendeve të rajonit

Publikohet lista e ushtrive më të fuqishme të botës,

Organizata Global Firepower ka bërë publike listën e ushtrive më të fuqishme në botë.

Siç edhe pritej, listën e kryesojnë Shtetet e bashkuara të Amerikës që janë në vendin e parë, para Rusisë, Kinës, dhe Japonisë.

Për sa i përket vendeve evropiane e para është radhitur Franca, e shtata në nivel botëror, para Britanisë së Madhe që është e  renditur në vendin e tetë.

Në vendin e 11 është renditur Turqia, Italia në vendin e 12, si dhe Gjermania në vendin e 15. Në rajonin e Ballkanit Perëndimor e para është radhitur Serbia, në vendin e 63-të, pastaj Kroacia e Sllovenia, kurse Shqipëria është radhitur në vendin e 113-të.

Pas Shqipërisë pason Mali i Zi, kurse Maqedonia e Veriut në vendin e 133’të. Ne vendin e fundit në botë është radhitur shteti afrikan, Butan.

Të fundit