Flash News

E-TJERA

Publikohet rregullorja e Maturës Shtetërore 2026/ Ja datat e provimeve për maturantët

Publikohet rregullorja e Maturës Shtetërore 2026/ Ja datat e provimeve
Foto ilustruese

Është bërë publike rregullorja zyrtare e Maturës Shtetërore 2026, së bashku me kalendarin e zhvillimit të provimeve për nxënësit që ndjekin arsimin e mesëm të përgjithshëm dhe atë profesional.

Sipas njoftimit zyrtar, provimet do të zhvillohen në këto data:

2 qershor – Provimi i gjuhës së huaj
9 qershor – Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë
16 qershor – Provimi i matematikës
23 qershor– Provimi me zgjedhje

Autoritetet bëjnë me dije se janë publikuar dhe shpërndarë edhe testet model, të cilat do të shërbejnë për orientimin e maturantëve gjatë procesit të përgatitjes.

Njëkohësisht, theksohet se çdo shkelje e rregullave gjatë zhvillimit të provimeve do të penalizohet në përputhje me rregulloren në fuqi. Institucionet përgjegjëse nënvizojnë se respektimi i rregullave dhe përgatitja serioze janë elementët kyç për garantimin e një gare të drejtë dhe transparente për të gjithë maturantët.

Të fundit