Flash News

E-TJERA

Punësoi të fejuarat e djemve, Apeli lë në fuqi pezullimin e kreut të USSH

Punësoi të fejuarat e djemve, Apeli lë në fuqi pezullimin e

Gjykata e Apelit e Juridiksionit të Përgjithshëm ka lënë në fuqi masën e pezullimit nga detyra për Nikoll Dedën, Presidenti i Urdhrit të Stomatologut.

Ndaj tij rëndojnë akuza për abuzime financiare,  shkarkim të padrejtë të një punonjësi dhe punësimin e të ferjuarave të djemve të tij në institucionin që drejtonte. 

Ai u kallzua nga shtetasi A.G. më 18 janar të këtij viti, për abuzime financiare dhe manipulime me vendimmarrjeve të Këshillit Kombëtar që datojnë nga viti 2016.

Kallëzuesi ka deklaruar se në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, Nikolla Deda, në cilësinë e Presidentit të Urdhrit të Stomatologëve, ka vijuar në mënyrë të jashtëligjshme me mbledhjen e Këshillit Kombëtar dhe Asamblesë, ku ka marrë vendime të dyshimta me karakter financiar, si dhe ka kryer punësime të familjarëve të anëtarëve të Këshillit Kombëtar dhe të vetë familjes së tij.

Të fundit