Flash News

E-TJERA

Punëtorët e transportit ajror në grevë, anulohen 4 fluturime me Italinë në Aeroportin e Rinasit

Punëtorët e transportit ajror në grevë, anulohen 4 fluturime

Katër fluturime me Italinë do të anulohen ditën e nesërme për shkak të një greve të përgjithshme të ofruesve të shërbimit të transportit ajror. Lajmin e ka bërë me dije Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar.

AAC njofton se bëhet fjalë për fluturimin Tiranë – Pisa dhe anasjelltas, si dhe fluturimi Romë - Tiranë dhe anasjelltas.

Njoftimi i plotë:

Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar njofton të gjithë ata që janë të interesuar të fluturojnë drejt Italisë në datë 6.7.2021, se fluturimet e mëposhtme afektohen për shkak të një greve të përgjithshme të ofruesve të shërbimit të transportit ajror.

Air Albania

ZB2009 TIRANE 14:45 – PISA 16:20 (ANULLOHET)

ZB2010 PISA 17:20 – TIRANE 18:55 (ANULLOHET)

Alitalia

AZ584 ROME 17:00 – TIRANE 18:25 (ANULLOHET)

AZ585 TIRANE 11:25 –ROME 12:50 (ANULLOHET)

Ju ftojmë të komunikoni në vijim me kompanitë respektive mbi fluturimet e mësipërme.’- njofton Autoriteti i Aviacionit Civil Shqiptar.

Të fundit