Flash News

E-TJERA

Punime në Bypass-in e Fierit/ ARRSH njofton devijimin e trafikut, ja si do të procedohet ditën e nesërme

Punime në Bypass-in e Fierit/ ARRSH njofton devijimin e trafikut, ja si do

Trafiku në rrugën e vjetër Fier-Vlorë do të devijohet për shkak të punimeve që do të kryhen për rehabilitimin e mbikalimit në kilometrin 18 të Bypass-it të Fierit.

Autoriteti rrugor shqiptar njofton se kjo ndërhyrje do të fillojë ditën e nesërme, datë 26.04.2023, ora 09:00 dhe do të zgjasin përreth 4 orë. Në bashkëpunim me Policinë e Qarkullimit Rrugor, janë marrë masat për devijimin e trafikut sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut, si dhe vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës.

“Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këtë ndërhyrje që po kryhet në këtë aks”, njofton ARRSH.

Të fundit