Flash News

E-TJERA

Punimet për mbikalimin e ri në Qafë Kashar, bllokohet qarkullimi në drejtimin Tiranë-Rinas

Punimet për mbikalimin e ri në Qafë Kashar, bllokohet qarkullimi

Nga sot, qarkullimi në drejtimin Tiranë-Rinas do të jetë i bllokuar. Shkak është bërë kryerja e punimeve që po bëhet nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për ndërtimin e mbikalimit të ri në Qafë Kashar.

Ky bllokim do të ndodhë në fashën orare 20:00- 06:00, në datat 13 dhe 14 janar.

Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative: Vorë- Fushë, Krujë (kthesa e Rinasit), Rruga dytësore, Tiranë- Kamëz- Valias- Rinas dhe Rruga Kashar- Thumanë, e ndërtuar nga koncesionari.

Të fundit