Flash News

E-TJERA

Punimet për "Unazën e Madhe", ARRSH tregon se si do të devijohet trafiku

Punimet për "Unazën e Madhe", ARRSH tregon se si do të

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka nxjerrë një njoftim lidhur me zhvillimin e punimeve për ndërtimin e "Unazës së Madhe".

ARRSH bën me dije se kanë filluar punimet për rrugët dytësore të lotit të dytë dhe për këtë arsye trafiku nga ura e lumit Lana deri te kryqëzimi me zgjatimin e bulevardit “Migjeni” do të devijohet trafiku prej orës 20:00 të mbrëmjes deri në orën 06:00.

Gjithashtu shton se të gjitha automjetet që do të vijnë nga ish-sheshi "Shqiponja", do të devijojnë vetëm majtas me destinacion rrethin e pallatit me shigjeta. Degëzimet që lidhen me këtë aks dytësor do të jenë të bllokuara.

Të fundit