Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Punishtja në Elbasan, dikur pronë e një grupi kriminal, sot sipërmarrje që fuqizon gratë

Një ndërmarrje sociale që trajnon dhe punëson gra dhe vajza, dikur ishte pronë e një grupi kriminal.
Prej më shumë se katër vjetësh e shndërruar në punishte në qytetin e Elbasanit në Shqipërinë e mesme, gra dhe vajza që vijnë nga komunitete të pafavorizuara, kanë arritur të mësojnë aty zanate të ndryshme, por edhe të punësohen dhe të sigurojnë të ardhura për familjet e tyre.
Sajmir Bakalli, i cili drejton Fondacionin joqeveritar “Joscelyn” në Elbasan, tregon se me mbështetjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) dhe të Qeverisë italiane, prona u transformua në punishte artizanale.
“Ka qenë një bar, lokal dhe pas konfiskimit ishte i degraduar. Kemi punuar shumë - fillimisht për ta pastruar dhe më pas për ta përshtatur në një ambient për sipërmarrjen sociale”, thotë ai.
Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Bakalli tregon se në këtë punishte, fillimisht, më shumë se 30 vajza dhe gra kanë mësuar endjen e qilimave dhe janë punësuar.
Sipas tij, shumica e tyre kanë nisur një jetesë të pavarur dhe janë integruar shumë mirë në tregun e punës.
“Gjithashtu është mundësuar edhe ruajtja e trashëgimisë kulturore”, thekson Bakalli.
Punimet kryesore në këtë ndërmarrje sociale, të certifikuar edhe nga Ministria e Shëndetësisë dhe Çështjeve Sociale e Shqipërisë, janë qilimat prej leshi, çantat, çentrot e punime të tjera me dorë.
“Risi është edhe riciklimi i rrobave të vjetra, duke i kthyer ato në qilima apo rrugica lecke. Kështu, së pari ruajmë dhe mbrojmë mjedisin, i riciklojmë rrobat dhe nga rrobat tona bëjmë një qilim apo rrugicë”, thotë Bakalli.
Ai tregon se këta qilima apo rrugica të veçanta porositen kryesisht nga familjarë, por edhe nga bujtinat në Elbasan dhe fshatrat përreth.
Të gjitha produktet marketohen online nën logon “Tradita ime artizanale”, e gjithashtu në një dyqan fizik në qytetin e Elbasanit.
Në etiketën që i shoqëron ka një thënie: “Ruaj traditën, mbështet një grua në nevojë dhe fuqizo një fëmijë”, sepse përmes shitjes së tyre, këto gra ndihmohen të sigurojnë të ardhura për fëmijët dhe familjet e tyre.
Dorina Shabani, 27 vjeçe, nënë e një vajze, tregon se prej një viti është e punësuar në këtë sipërmarrje sociale.
Ajo thotë se para një viti ka qenë e papunë dhe se familja e saj trajtohej me ndihmë ekonomike.
Në Shqipëri, pagesat mujore për familjet që trajtohen me ndihmë ekonomike variojnë nga 8.500 lekë deri në 12.000 lekë (85-120 euro).
“Nuk dija të endja qilima, por fillimisht jam trajnuar së bashku me gra të tjera dhe më pas jam punësuar. Arrij të siguroj të ardhura për familjen time dhe jam e kënaqur me këtë ndryshim në jetën time”, thotë Dorina.
Ajo tregon se produkti i parë që ka shitur, ka qenë një qilim i bërë nga riciklimi i rrobave.
“I presim rrobat e ndryshme në rripa të hollë dhe më pas procesi vijon në tezgjah, ku e thurim qilimin. Në fillim isha pak mosbesuese se si disa rroba që mund të përfundonin në kosh të mbeturinave, do të shndërroheshin në një produkt që do të shitej. Kush do të blinte diçka të tillë, thosha me vete. Pastaj, e pashë me sytë e mi se sa punime të bukura dilnin dhe më befasoi fakti që kishte interes për blerjen e tyre”, thotë 27-vjeçarja.
Ajo thotë se kjo mundësi që i është dhënë, përveçse e ka ndihmuar nga ana financiare për të rritur vajzën e saj, e ka njohur me shumë gra e vajza të tjera, si dhe e ka bërë të ndihet më e përfshirë dhe e pranuar në shoqëri.
“Tradita ime artizanale” është kthyer në një sipërmarrje, ku jo vetëm qytetarë dhe biznese në Elbasan, por edhe nga pjesë të tjera të Shqipërisë bëjnë porosi për punime të ndryshme.
Bakalli thotë se porositë më së shumti vijnë nga emigrantët, të cilët kanë më shumë mundësi ekonomike për t’i blerë këto produkte.
Ai tregon se emigrantët porosisin qilima, që i duan ashtu siç i kanë pasur në fëmijëri, sepse me ta janë rritur.
Ngjyra, dizajni dhe përmasat zgjidhen sipas porosisë së tyre.
“Një qilim shkon nga 100-300 euro në varësi të dimensioneve dhe motiveve të tij. Kemi klientë nga shtete të ndryshme, madje edhe nga Alaska e largët, që kanë porositur dhe më pas kanë referuar edhe klientë të tjerë”, tregon Bakalli.
Ai shton se prej këtyre porosive varet edhe punësimi apo vazhdimësia e punës për gratë dhe vajzat që vijnë nga familje në nevojë, apo nga situata të tjera më të vështira.
Kush i viziton ambientet e ndërmarrjes sociale, mund të provojë gjithashtu kënaqësinë që ofron endja e qilimave në mënyrë artizanale.
Vajzat dhe gratë e punësuara i ndihmojnë vizitorët për të bërë disa punime të thjeshta./ REL
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38