Flash News

E-TJERA

Punonte në Greqi, humb 60-vjeçari në Malin e Gramozit, njoftoi se do të kthehej në Shqipëri

Punonte në Greqi, humb 60-vjeçari në Malin e Gramozit, njoftoi

Një 60-vjeçar nga Erseka ka humbur kontaktet me familjen e tij dje.

Mësohet se shtetasi me iniciale N.Zh. ka telefonuar ditën e djeshme familjarët nga Greqia, duke i njoftuar se do të kthehej në Ersekë.

Ai punonte në shtetin grek me punë sezonale, ndërsa ka marrë rrugën për t’u kthyer nga mali i Gramozit në kushte shumë të këqija atmosferike për shkak të reshjeve.

Familjarët janë munduar ta kontaktojnë në telefon, por nuk kanë mundur të flasin më me 60-vjeçarin. Policia thotë se nuk dihet ende nëse ka ndodhur gjë me të, apo është kthyer mbrapsht drejt shtetit grek.

Kërkimet kanë filluar që prej ditës së djeshme, ndërsa sot nëpërmjet dronit është bërë krehja e një pjese të zonës së Gramozit, por pa rezultat.

Të fundit