Flash News

E-TJERA

Pushtimi i Ukrainës/ SHBA dhe Shqipëria paraqesin në Këshillin e Sigurimit projekt-rezolutë që dënon Rusinë

Pushtimi i Ukrainës/ SHBA dhe Shqipëria paraqesin në

Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të votojë sot një projekt-rezolutë që dënon sulmin rus ndaj Ukrainës dhe kërkon tërheqjen e trupave të Moskës.

Kështu raporton VOA, ndërsa shton se projekt-rezoluta është propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria.

Gjithashtu shton se kjo projekt-rezolutë nuk mund të miratohet për shkak të së drejtës së vetos së Rusisë si anëtare e përhershme e Këshillit.

Projekt-rezoluta mbështetet tek neni i shtatë i Kartës së OKB-së, që parashikon "veprim nga forcat ajrore, detare ose tokësore" për të ruajtur paqen dhe sigurinë ndërkombëtare.

Shtetet e Bashkuara dhe Shqipëria, një anëtare jo e përhershme e këshillit, shpresojnë të mbledhin sa më shumë vota pro midis 15 vendeve anëtare, sipas diplomatëve.

Ndërkohë Rusia vazhdon sulmet në Ukrainë, të cilat gjatë natës u përqëndruan pranë zonave më të populluara, duke shkatërruar blloqe pallatesh.

Qytetarëve u është bërë thirrje të streohen në bunker, ndërsa autoritetet atje janë të zhgënjyera nga mbështetja e perëndimit. Sipas tyre, sanksionet kundër Rusisë janë të pamjaftueshme.

Të fundit