Flash News

E-TJERA

Putin njeh republikat separatiste, Xhaçka dënon aktin e Putin: Shkelje e marrëveshjes së Minskut

Putin njeh republikat separatiste, Xhaçka dënon aktin e Putin:

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme ka dënuar vendimin e presidentit rus Vladimir Putin i cili paralajmëroi njohjen e rajoneve të Ukrainës të populluara nga separatistët rusë, Donetskut dhe Luhanskut.

Në një reagim në rrjetet sociale, ministrja Olta Xhaçka shkruan se ky veprim është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i intregriteti territorial dhe pavarësisë së Ukrainës.

Shqipëria dënon njohjen e pavarësisë nga Rusia, të rajoneve lindore të Ukrainës , Donetsk dhe Luhansk. Kjo është një shkelje e qartë e ligjit ndërkombëtar, e marrëveshjes së Minskut si dhe cënim i intregriteti territorial dhe pavarësisë së Ukrainës.

Shqipëria qëndron krah aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, në mbështetje të Ukrainës!”, shkruan ministrja Xhaçka.

Të fundit