Flash News

E-TJERA

Qarku me kriminalitet të lartë, Nano vizitë ‘blic’ në Prokurorinë e Elbasanit

Qarku me kriminalitet të lartë, Nano vizitë ‘blic’

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka zhvilluar një vizitë ‘blic’ në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në Elbasan.

Ai është takuar me drejtuesin e Prokurorisë Elbasan Kreshnik Ajazi. Nga informacionet që qarkullojnë në media, ata kanë diskutuar për luftën ndaj grupeve kriminale, kultivimit të lëndëve narkotike, por dhe për çështje të tjera që kërkojnë bashkëpunimin e organit te akuzes në këtë qark.

Kujtojmë që Elbasani është konsideruar një nga qytetet me nivel të lartë të kriminalitetit.

 

Të fundit