Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës

Nga Kreshnik Çollaku
Më 28 dhjetor 2025 VV nuk i fitoi të gjitha — fitoi 56 nga 120 ulëset e Kuvendit.
…dhe kjo, në gjuhën e shkencave politike quhet qeverisje pluraliste. Qeverisje e shumicës bëhet vetëm me 9 votat e deputetëve të pakicave, por assesi si të vetëm. Pra, që të jemi brutalisht të qartë për atë që ndodhi; LVV fitoi shumicën relative në zgjedhjet e 28 dhjetorit prej 51%, fitore e cila ia siguroi 46% të vendeve në Kuvend (ose 56 nga 120 ulëset e Kuvendit). Dhe tani, e njëjta pretendon të drejtën të kontrollojë njëkohësisht legjislativin, ekzekutivin dhe presidencën — pa kompromis, pa koalicion, pa asnjë lëshim. Dhe si justifikim, thirret në “vullnetin e popullit”.
Kjo është e pavërtetë. Dhe është një e pavërtetë e rrezikshme.
46% përfaqësim në Kuvend nuk është shumicë. Kjo nuk është çështje opinioni politik — është aritmetikë e thjeshtë. Kur i shton kësaj edhe qytetarët që votuan për parti të tjera, si dhe pjesën e madhe të elektoratit që nuk votoi fare, përfundimi është i pakëndshëm: afërsisht tre të katërtat e njerëzve që kjo qeveri pretendon se i përfaqëson, nuk e kanë zgjedhur atë. Ku mbeti tani “vullneti i popullit”?
Të marrësh më pas nën kontroll çdo institucion të shtetit; çdo emërim, çdo ministri, çdo post kushtetues, mbi bazën e këtij rezultati nuk është qeverisje demokratike. Është një operacion grabitës i kryer në emër të popullit.
Si e mban gjallë kjo pakicë parlamentare prej 46% iluzionin e legjitimitetit të plotë? Përmes gjuhës dhe retorikës nxitëse. Gjuha e cila kundërshtarët i shpall tradhtarë. Gjykatat që kundërshtojnë etiketohen si armiq e opozita trajtohet si pengesë që duhet shkatërruar, jo si zë që duhet dëgjuar.
Kjo retorikë nuk është vetëm veprim politik — është strategji. Synon të delegjitimojë çdo mekanizëm kontrolli mbi pushtetin, para se këta mekanizma të mund të veprojnë. Diskredito arbitrin përpara se të fishkëllehet faulli. Kështu vdesin demokracitë, jo me grusht shteti, jo me tanke në rrugë, por në konferenca për shtyp, në foltore të Kuvendit, në shkatërrimin e ngadaltë e të qëllimshëm të institucioneve që garantojnë llogaridhënie.
Sepse demokracia kurrë nuk ka nënkuptuar që 51% mund të bëjnë çfarë të duan me 49% të tjerët. Kjo nuk është liri e as demokraci, por është sundim turme. Demokracia kushtetuese ekziston pikërisht sepse hartuesit e Kushtetutës e kanë kuptuar këtë rrezik: që shumica mund të shtypë, të përjashtojnë, të heshtin, secilin e secilën në emër të votës së popullit. “Juve nuk ju ka votu populli” është përkufizim i këtij mentaliteti iliberal të stilit të Viktor Orbanit në Hungari.
Të tillët duhet kuptuar një herë e mirë se të drejtat e njeriut nuk janë dhurata të shumicës. Ato ekzistojnë pikërisht për të mbrojtur qytetarët nga shumica. Gjykatat, institucionet e pavarura dhe kufizimet kushtetuese nuk janë pengesa burokratike — janë arkitektura e një shoqërie të lirë. Rrëzoji në emër të “vullnetit të popullit”, dhe ajo që mbetet nuk është më vullneti i popullit. Është oreksi i një grupi të vetëm, të pakontrolluar dhe të pangopur.
Në shoqëri si ajo e Kosovës që ende ndërton besimin mes komuniteteve dhe grupeve të tjera të interesit, qeverisja e tipit “fituesi i zgjedhjeve i merr të gjithat” nuk është thjesht politikë e keqe, është akt agresioni ndaj çdo qytetari që nuk ka votuar për fituesin. Ajo u dërgon pakicave, votuesve të opozitës dhe grupeve të margjinalizuara një mesazh të qartë: ky shtet nuk është i juaji. Është i atyre që kanë votuar VV-në. Kjo qasje e rrezikshme nuk prodhon stabilitet. Prodhon frikë, pakënaqësi dhe, në fund dhe pashmangshëm, prodhon përçarje mes qytetarëve.
Një parti me 46% të ulëseve në Kuvend nuk ka mandat për të zotëruar dhe përvetësuar shtetin. Ka mandat për të udhëhequr negociata, për të ndërtuar koalicione dhe për të qeverisur me përulësi.
Pushteti i ndarë me të tjerët është vlerë në demokraci. Këtë e kuptoi shumë mirë ati themelues i Republikës së Kosovës, Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova i cili edhe kur fitonte 90% të votave partiake dhe mbi 700.000 vota individuale, i ftonte votuesit të votojnë edhe për partitë e tjera. Dhe më e rëndësishmja, i ftonte partitë e tjera në bashkëqeverisje, ani çka që nuk i duhej vota e tyre në Kuvend. Mësimi i mësuar është që pushteti i grumbulluar te një individ dhe një parti është vetë funerali i demokracisë. Prandaj, vullneti i popullit asnjëherë nuk është pronë e atij që bërtet më fort se të tjerët.
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38