Flash News

E-TJERA

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një automjeti në Shkodër, shënjestra një 30-vjeçar

Qëllohet me armë zjarri në drejtim të një automjeti

Një makinë raportohet se është qëlluar me armë zjarri disa minuta më parë në qytetin e Shkodrës. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në lagjen “Skanderbeg” në afërsi të repartit të Zjarrfikëseve, ndërsa nuk raportohen të lënduar.

Persona ende të pa identifikuar kanë qëlluar me armë në drejtim të 30-vjeçarit Taulant Pepaj, fatmirësisht ky i fundit, nuk është lënduar.

 Disa grupe të Policisë së Shtetit kanë ngritur pika të shumta kontrolli dhe janë vënë në ndjekje të autorëve të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 21.02.2021, rreth orës 11:50, në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër, në afërsi të një pike karburanti, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit që drejtohej nga shtetasi T. P. 30 vjeç , banues në lagjen “Skenderbeg”, Shkodër. Nga të shtënat nuk ka asnjë preson të lënduar.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë të DVP Shkodër dhe FNSh Shkodër ku janë vënë në ndjekje të autorëve. Njëkohësisht janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit dhe vijon krehja e zonës për kapjen e autorëve të dyshuar.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër po vijon veprimet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje, sekuestrimin e çdo prove që do shërbejë për identifikimin e autorëve.

Të fundit