Flash News

E-TJERA

Qëlloi me armë 30-vjeçaren, ja kush është autori i plagosjes në Shkodër

Qëlloi me armë 30-vjeçaren, ja kush është autori i

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë që është shënuar në aksin rrugor Muriqan-Shkodër, ku një 30-vjeçare u qëllua me armë dhe mbeti e plagosur.

U raportua se Edison Probatistaj ka qëlluar Erisa Isufin për motive të dobëta.

30-vjeçarja ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe jashtë rrezikut për jetën.

Muriqan, Shkodër / Informacion paraprak

Në aksin rrugor “Muriqan-Shkodër”, shtetasi E. P., 34 vjeç, dyshohet se, për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasen E. I., rreth 30 vjeçe, e cila ndodhet në kujdesin e mjekëve dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet për kapjen e autorit të dyshuar të këtij rasti.

Ndërkaq, grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi më herët policia.

Të fundit