Flash News

E-TJERA

Qëlloi me armë gjatë operacionit, kush është Barush Bregu, krahu i djathtë i Licëve që i shpëtoi policisë?

Qëlloi me armë gjatë operacionit, kush është Barush

Një incident i armatosur është regjistruar mesditën e sotme në lagjen Kiras të Shkodrës, ku një patrullë policie i bëri shenjë një automjeti të ndalonte.

Sipas informacioneve paraprake, pasagjeri i mjetit, Barush Bregu, ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Bregu njihet nga autoritetet si person me precedentë penalë dhe konsiderohet bashkëpunëtor i afërt i familjes Lici. Ai është shpallur në kërkim edhe për përfshirje të dyshuar në një atentat të mëparshëm në Shkodër, ku humbën jetën Armando Pali dhe Liridon Kraja, ndërsa mbetën të plagosur Erogen Vaso (i njohur si Brajoviç) dhe kamarierja Meri Kaceri.

Sipas hetimeve, Bregu dyshohet se ka siguruar armët dhe mjetet e përdorura në atë sulm.

Emri i tij është i përmendur në disa dosje kriminale të policisë. Në vitin 2016 u dënua me katër vite burg për kultivim të bimëve narkotike dhe armëmbajtje pa leje. Në vitin 2018, policia gjeti në banesën e tij një automatik kallashnikov, ndërsa në maj 2019 u arrestua sërish pasi ishte shpallur në kërkim për akuza të rënda.

Bregu dyshohet të ketë qenë bashkëpunëtor i afërt i Ibrahim Licit, i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të vëllezërve Bilali më 30 mars, dhe përfshirje në përplasje mes grupeve kriminale Lici dhe Bajri. Ai mund të ketë ndihmuar Licin edhe në ngjarje të tjera kriminale, sipas burimeve policore.

Autoritetet kujtojnë se Bregu më herët ka arritur të largohet nga policia duke përplasur dy patrulla gjatë një ndjekjeje, ndërsa emri i tij është përmendur edhe në atentatin ndaj Elis Rroshkodolit, i cili u qëllua ndërsa ndodhej në një lokal në zonën e Zdrales.

Të fundit