Flash News

E-TJERA

Qëlloi me armë në drejtim të efektivëve, RENEA plagos 45-vjeçarin nga Elbasani

Qëlloi me armë në drejtim të efektivëve, RENEA plagos

Polica e Shtetit ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me arrestimin e  45-vjeçarit Josif Kavaja në Zavalinë, i cili ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të efektivëve të policisë dhe banorëve të fshatit duke rrezikuar jetën e tyre.

Kavaja nuk i është bindur urdhrit të policisë ndërsa ka shkëmbyer zjarr me efektivët. Nga të shtënat, policia e ka plagosur 45-vjeçarin, por sipas njoftimit ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi në fshatin Seltë të Elbasanit, kur policia shkoi për kontroll në banesën e Kavajës me vendim gjykate pas denoncimeve të fqinjëve se ky i fundit mbante armë zjarri pa leje me të cilën i kërcënonte.

Në momentin që policia mbërriti në shtëpinë e 45-vjeçarit, në tentativë për t’i shpëtuar uniformave blu ai ka qëlluar me armë tip kallashnikov 12 herë në drejtim të tyre, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Nga raportimet paraprake, dyshohet se 45-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të informacionit të dhënë për sulmin me armë nga shtetasi J.K ndaj forcave të Drejorisë Vendore të Policisë Elbasan që kishin shkuar nē fshatin Selte, Elbasan, për kontroll banese me vendim Gjykate, në banesën e shtetasit J.K., pasi dyshohej se dispononte armë zjarri pa leje, ju informojmë se:

Policia Vendore e Elbasanit rrethoi zonën në një perimetër të gjerë dhe në ndihmë të Policisë Vendore shkuan forcat speciale Renea.

Grupi negociator i Reneas i ka bërë thirrje për disa orë rresht shtetasit J.K., për t'u dorëzuar, por ky shtetas nuk i është bindur thirrjeve të Policisë.

Shtetasi J.K, në orët e para të mëngjesit ka qëlluar me armë në drejtim të forcave Renea dhe gjatë shkëmbimit të zjarrit ky shtetas ka mbetur i plagosur jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje janë gjetur një armë zjarri pushkë dhe një sopat.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, vijon punën për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Të fundit