Flash News

E-TJERA

Qëlloi me armë zjarri 43-vjeçarin në Lezhë, policia arreston autorin

Qëlloi me armë zjarri 43-vjeçarin në Lezhë, policia

Policia e Lezhës ka arrestuar autorin e dyshuar të plagosjes me armë zjarri të 43-vjeçarit Hile Gjini, në qytetin e Lezhës.

Autori është identifikuar si Gjin Gjini 69-vjeç, dyshohet se e ka plagosur për motive pronësie 43-vjeçarin, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe armën e zjarrit tip “Pushkë”, me të cilën autori kreu plagosjen.

Njoftimi i plotë:

Policia e Lezhës zbardhi dhe dokumentoi në kohë rekord ngjarjen e ndodhur mëngjesin e sotëm, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi H. Gj.

Kapet pas dy orë ndjekjeje nga shërbimet e Policisë së Lezhës, autori i dyshuar i plagosjes me armë zjarri të 43-vjeçarit.

Shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan edhe armën e zjarrit tip “Pushkë”, me të cilën autori kreu plagosjen.

Policia e Lezhës, menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen e ndodhur në fshatin Balldre, Lezhë, organizoi punën dhe falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta e profesionale bëri të mundur që pas dy orë ndjekjeje dhe kërkimesh, falë edhe mbështetjes së qytetarëve, të kapë  në rrethinat e fshatit Balldre dhe të vërë në pranga shtetasin Gj. Gj., 69 vjeç, banues në Balldre.

Ky shtetas dyshohet se për motive pronësie ka plagosur në këmbë, me armë zjarri, shtetasin H. Gj., i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Strukturat hetimore të DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, po vijojnë punën për dokumentimin e plotë te kësaj ngjarjeje.

Të fundit