Flash News

E-TJERA

Qendër të përbashkët policore e doganore, Kuvendi miraton marrëveshjen me Greqinë

Qendër të përbashkët policore e doganore, Kuvendi miraton

Kuvendi ka miratuar me 110 vota pro, 1 kundër dhe 0 abstenim marrëveshjen me Greqinë për qendër të përbashkët policore dhe doganore.

Shqipëria dhe Greqia nënshkruan të hënën një marrëveshje për funksionimin e një qendre të përbashkët policore dhe doganore për të luftuar krimin ndërkufitar, përfshi trafikun e narkotikëve.

Marrëveshja e përbashkët parashikon bashkëpunimin policor dhe doganor dhe shkëmbim të informacioneve që lidhen me forma të ndryshme të krimit në kufijtë e të dy vendeve. Sipas marrëveshjes në fushat e bashkëpunimit dhe autoriteti veprues të qendrës përfshihet bashkëpunimi për të goditur transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike apo armëve, bashkëpunimi për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe rekrutimit të luftëtarëve të huaj, luftimi migracionit të paligjshëm, zbulimi dhe goditja e autorëve të shkeljeve që lidhe me procedurat doganore dhe kufitare.

Të fundit