Flash News

E-TJERA

Qëndroi vetëm 6 muaj, Ferizaj shkarkon trajnerin Nevil Dede

Qëndroi vetëm 6 muaj, Ferizaj shkarkon trajnerin Nevil Dede

Nevil Dede nuk do të jetë më trajner i Ferizajt.

Zyrtarisht, ai është shkarkuar nga detyra pas më shumë se gjashtë muajsh në këtë klub, raportojnë mediat e Kosovës.

Barazimi i fundit ndaj Prishtinës së Re 1-1 i ka kushtuar me punë trajnerit nga Shqipëria. 51-vjeçari ka udhëhequr Ferizajn në 25 ndeshje, duke marrë 10 fitore, 6 barazime dhe 9 humbje në kampionat dhe Kupën e Kosovës

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:

"Klubi ynë njofton se ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Nevil Dede. Vendimi është marrë në interes të klubit dhe objektivave të sezonit. Për zhvillimet e radhës, klubi do të njoftojë me kohë"

Të fundit