Flash News

E-TJERA

Qëndruan bosh për rreth një vit, plotësohen dy vakanca në Këshillin e Lartë të Prokurorisë

Qëndruan bosh për rreth një vit, plotësohen dy vakanca

Plotësohen dy vakanca në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, të cilat qëndruan bosh për rreth një vit.

Mbledhja e përgjithshme e prokurorëve zgjodhi fitues për dy vakancat e krijuara pas shkarkimit të ish-anëtarëve prokurorë të KLP, Besnik Cani dhe Arben Dollapaj, në Këshillin e Lartë të Prokurorisë ish-drejtuesen e prokurorisë së Beratit, Eloida Goxhi dhe prokurorin e Apelit Durrës, Moisi Duda. 

Për vakancën e anëtarit nga prokuroritë e shkallëve të para kandiduan katër prokurorë, Elona Alvora dhe Albert Kuliçi nga prokuroria e Vlorës, Eloida Goxhi nga prokuroria e Beratit dhe Zeqir Hoda nga prokuroria e Tiranës. Për anëtarin nga prokuroritë e apelit pati vetëm një kandidat, prokurori i Apelit Durrës, Moisi Duda.

Dy kandidatët e zgjedhur si anëtarë të rinj të KLP-së e kanë kaluar vetingun me formë të prerë.

Të fundit