Flash News

E-TJERA

Qëndruan krah Izraelit, Netanyahu falënderon Shqipërinë dhe Kosovën

Qëndruan krah Izraelit, Netanyahu falënderon Shqipërinë

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu ka falënderuar shtetet që qëndruan krah Izraelit në përplasjet me Hamasin, tashmë prej një jave.

Mes shteteve që falënderon është edhe Shqipëria dhe Kosovë.

“Faleminderit që qëndruat me vendosmëri me Izraelin dhe përkrahni të drejtën tonë për vetëmbrojtje ndaj sulmeve terroriste”, shkruan Netanyahu.

Qëndruan krah Izraelit, Netanyahu falënderon Shqipërinë

Shqipëria është thellësisht e shqetësuar për përshkallëzimin e dhunës në Jeruzalem dhe brenda dhe përreth Gazës. Sulmet me raketa kundër Izraelit janë të pajustifikueshme dhe rrezikojnë një përshkallëzim serioz të dhunës që do të sillte një dëm si për civilët izraelitë dhe palestinezë. Ne u bashkohemi thirrjeve nga miqtë dhe aleatët tanë që qetësia të rikthehet dhe përshkallëzimi i mëtejshëm të shmanget”, thuhej në reagimin e Ministrisë së Jashtme të Shqipërisë. 

Nga ana tjetër, drejtori i Departamentit për Euro-Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Yacov Livne ka falenderuar Kosovën për qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme në lidhje me konfliktin e Izraelit me organizatën palestineze Hamas.

Livne, përmes një reagimi në rrjetet sociale ka falenderuar Kosovën, e cila nëpërmjet një deklarate tha se Izraeli ka të drejtë ta mbrojë popullin e tij nga 2 mijë raketat e hedhura nga “Hamasi”.

Faleminderit Kosovë”, shkruan Livne, pasi MPJ e Kosovës shkroi: “Si çdo shtet, Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2,000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”.

Të fundit