Flash News
Berisha në Këshillin Kombëtar: PD, parti e pamposhtur, ndërkombëtarëzoi denoncimet ndaj narkoshtetit
Mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës
“Fytyra e Instagramit” dhe makthi i kirurgjisë plastike
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, në rend dite zgjedhja e strukturave të reja drejtuese
Gjendet i pajetë 28-vjeçari shqiptar në Britani

Në një nga brigjet më të bukura të Jonit në Palasë, vilat e reja të fshatit turistik “Green Coast” në pronësi të grupit ‘Balfin’ ofrohen me qira ditore deri në 300 euro apo në shitje deri në 1 milion euro. Edhe çmimi i tokës truall në këtë zonë është i shtrenjtë – ai varion deri në 350 euro për metër katror sipas njoftimeve të agjencive imobilare.
Megjithatë, kur qeveria shqiptare vendosi t’i shiste një sipërfaqje toke truall prej gati 9 mijë metrash katrorë kompanisë ‘Green Coast’ shpk një muaj më parë, aplikoi një çmim shitjeje shumëfish më të ulët, të barabartë me 2135 lekë [18.2 euro] për metër katror.
Sipas vendimit të Këshillit të Ministrave të datës 13 korrik, kompania ‘Green Coast’ do t’i paguajë buxhetit të shtetit në total 18.7 milionë lekë [160 mijë euro] për një sipërfaqe prej 8774 m2, mbi të cilën pritet të ndërtohet një hotel luksoz.
Ky nuk është rasti i vetëm kur toka shtetërore të lakmuara në bregdet ose në kryeqytet i shiten investitorëve privatë për çmime shumë herë më lira se ato të tregut imobiliar. Sipas ekspertëve të ekonomisë, këto transaksione edhe pse formalisht të ligjshme, përbëjnë një favorizim klientelist të qeverisë për oligarkët dhe dëmtim të interesave publike.
“Rasti kur qeveria me VKM i shet një investitori jashtë kushteve të konkurrencës, nuk është asgjë më shumë se sa një tregues i kapjes së shtetit nga oligarkët dhe klientët e qeverisë dhe një simbiozë e dëmshme, e rrezikshme dhe jokushtetuese midis tyre,” tha Zef Preçi, drejtor i Qendrës për Kërkime Ekonomike në Tiranë.
E pyetur nga BIRN për favorizimin e biznesmenëve në dëm të qytetarëve, qeveria nuk iu përgjigj një kërkesë për koment deri në publikimin e këtij shkrimi.
Ndërsa kompania ‘Green Coast’ shpk theksoi se trualli ishte blerë në përputhje me ligjet në fuqi dhe me vlerën e përcaktuar në metodologjinë e përllogaritjes së çmimit të tokës – një dokument i miratuar nga akte normative dhe vendime të Këshillit të Ministrave.
“Toka të cilës ju i referoheni do të përdoret për ndërtimin e një hoteli me pesë yje dhe nuk është përfituar duke paguar më pak nga çfarë përcakton metodologjia e përllogaritjes së çmimit të tokës në Republikën e Shqipërisë,” tha kompania ‘Green Coast’ në një përgjigje nëpërmjet postës elektronike.
“Nga ana jonë nuk është kërkuar marrja e tokës pa pagesë apo me 1 euro për metër katror, pavarësisht se aktet nënligjore në zbatim të nenit 29, Ligji Nr. 93/2015 për Turizmin apo/dhe akteve nënligjore të Ligjit për Investime Strategjike, lejohej,” shtoi kompania, duke theksuar se truallin mund ta merrte dhe falas.
Grupi “Balfin” është një nga konglomeratët më mëdhenj të investimeve në Shqipëri dhe rajon. Ai drejtohet nga biznesmeni shqiptar, Samir Mane që përshkruhet si njeriu më i pasur në vend ose etiketohet si ‘oligark’ me ndikim në politikëbërje.
Vlera e përdorur nga qeveria për privatizimin e pronave publike është bazuar mbi një hartë të vjetër të vitit 2014 për çmimet referencë të tokës, që nuk pasqyron çmimet e tregut të lirë dhe krijon dëm financiar për të ardhurat publike. Harta u kritikua se ishte larg çmimeve reale të tregut që në momentin kur u miratua nga qeveria.
Agjentët e tregut imobilar thonë se çmimet janë në progresion rritjeje çdo vit dhe ato që përdor qeveria për shitje apo kompensim janë krejt të pabazuara në realitetin e çmimeve të tregut.
Arbër Brahaj nga Shoqata Kombëtare e Ndërmjetësve të Pasurive të Paluajtshme, NAREA, i tha BIRN se në përgjithësi të gjitha çmimet që përdoren si referencë nga ana e shteti janë jo të lidhura me realitetin e tregut të lirë.
“Shitjet nga ana e shtetit duhet të shoqërohen me raport vlerësimi për pronën që shitet,” tha Brahaj duke shtuar se “në këtë mënyrë do kishte dhe përgjegjësi penale për dëme financiare”.
Rasti i shitjes së tokës shtetërore në Palasë me çmim shumëfish më të ulët se tregu nuk është i vetmi, por një praktikë që qeveria e kryeministrit Edi Rama e ka ndjekur edhe me biznesmenë të tjerë, duke u dhënë atyre prona në zonat më të lakmuara të Tiranës apo në bregdet.
Në nëntor të 2021, Këshilli i Ministrave i shiti shoqërisë “Building Construction”, 2137 metra katrorë tokë pranë Ish-Gardës së Republikës në Tiranë me çmim 66.9 mijë lekë për metër katror, në funksion të një ndërtimi privat që kompania po bënte në këtë zonë.
“Momenti i kalimit të pronësisë së pronës shtetërore në pronë private do të lidhet me realizimin e projektit, në funksion të të cilit është kërkuar kalimi i pronës shtetërorë në pronë private,” thuhet në vendim. “Building Construction” është një kompani e themeluar në vitin 2011 nga Sokol Meqemeja, i cili ia ka dhuruar 100 për qind të aksioneve në vitit 2015 shtetasit Ilir Merja.
Çmimi i përdorur dhe në këtë rast është referencë në hartën e vitit 2014 për këtë zonë kadastrale, e cila është një nga më të shtrenjtat e kryeqytetit për pasuritë e paluajtshme.
Kontrata e privatizimit të tokës bazohet në një Akt Normativ të qeverisë “Berisha” të vitit 2008 ‘Për privatizimin dhe dhënien në përdorim shoqërive tregtare dhe institucioneve shtetërore të ndërmarrjeve apo objekteve të veçanta mjeteve kryesore dhe mjeteve të xhiros të këtyre ndërmarrjeve’ dhe në një vendim të qeverisë “Rama” të vitit 2019, “Për përcaktimin e kritereve dhe të kushteve për kalimin e pronës shtetërore në pronë private, në funksion të planeve të përgjithshëm vendore”.
Në prill të vitit 2021, qeveria “Rama” privatizoi me një çmim për pak më shumë se 1 mijë lekë për metër, 55 mijë metra katrorë në Hamallaj të Durrësit, në funksion të ndërtimit të fshatit turistik “Lalzi Marina” nga shoqëritë “Sviluppo Mare 1” dhe “S&D INVEST” që zotërohen nga biznesmenët Redi Peza dhe Gentjan Sula.
Kompanitë “Building Construction”, “Sviluppo Mare 1” dhe “S&D INVEST” u kontaktuan nëpërmjet emailit nga BIRN, por nuk komentuan deri në publikimin e këtij shkrimi.
Në këtë zonë bregdetare, sipas Brahajt, çmimi i tregut varion nga 20 deri 100 euro për metër katror. Në emër të NAREA, ai propozon që qeveria të përdorë çmimet e ponderuara sipas zonave kadastrale.
“Ky model do rezultonte në përdorimin e çmimeve sa më të përditësuara dhe të përafërta me tregun e lirë nga ana e qeverisë dhe drejtorive tatimore,”sugjeron Brahaj.
“Në tërësi ne e shikojmë të gabuar përdorimin e çmimeve të referencës, pasi ekzekutivi nuk duhet të ketë fuqinë të përcaktojë çmimet me të cilat do të paguajë apo dëmshperblejë një pronë, pasi kjo krijon një konflikt interesi,” shtoi ai.
Për ekonomistin Zef Preçi, vendimet e Këshillit të Ministrave për shitjen e pronës publike krijojnë hapësirë për abuzim me pushtetin dhe korrupsion.
“Mungesa e transparencës në zbatimin e ligjit për investimet strategjike dhe keqpërdorimi i autoritetit shtetëror – veçanërisht i vendimmarrjes kolegjiale si ky vendim i qeverisë, lë shteg për dyshime të bazuara për keqpërdorim të autoritetit shtetëror në dëm të interesave publike dhe korrupsion,” përfundoi ai./ BIRN
Të fundit
Gara për numrin dy të PD-së, Korreshi përballë Flamur Nokës
15 July 2026, 18:43
“Fytyra e Instagramit” dhe makthi i kirurgjisë plastike
15 July 2026, 18:09
Pse Edi Rama nuk e kupton në thelb shtetin e së drejtës së BE-së?
15 July 2026, 17:32
"E papranueshme", RSF dënon sulmin e Erion Braçes ndaj gazetarit
15 July 2026, 16:48
Pas bllokadës së SHBA-së ndaj Iranit, rriten sërish çmimet e naftës
15 July 2026, 16:02
Finalja e Botërorit, biletat arrijnë shifra marramendëse
15 July 2026, 15:57
A mund të zhduken vetë venat e zgjeruara?
15 July 2026, 15:47
Ilir Panda tërhiqet nga çështja e Veliajt, kush u caktua relator në vend të tij
15 July 2026, 15:26
Devoll, 57-vjeçari vetëvritet në banesë
15 July 2026, 15:08
Gjendet i pajetë 28-vjeçari shqiptar në Britani
15 July 2026, 14:40
Amnistia penale/ Mbi 1.400 të dënuar përfitojnë, 553 lënë qelitë
15 July 2026, 14:10
Shtrenjtohen sërish çmimet e karburanteve
15 July 2026, 12:53
Theu masën e arrestit shtëpiak, arrestohet pas disa orësh ndjekjeje 45-vjeçari
15 July 2026, 12:04
A do të niset hetim ndaj Ramës për “Albanian Files”? Braho shmang komentet
15 July 2026, 11:31
Paralajmërimi i meteorologes: Nga nesër, temperatura mbi 40 gradë
15 July 2026, 11:20
Hapet portali u-Albania, maturantët nisin verifikimin e të dhënave
15 July 2026, 11:04
Pollo: Rama po shet si sukses kapitujt më të lehtë të negociatave me BE-në
15 July 2026, 10:50
Zbulohen 5 'shtëpi bari' në Lezhë, dy në pranga, procedohen 4 punonjës të OSHEE
15 July 2026, 10:46
Spanja çoi Francën 'në shtëpi', reagon presidenti Macron: Humbje e dhimbshme!
15 July 2026, 10:06
Radhë, kaos dhe mungesë uji, BIRN: Fansat të pakënaqur në koncertin e Kanye West
15 July 2026, 09:39
Prokuroria sekuestron pasuritë e një të dënuari me 10 vite burg për drogë
15 July 2026, 09:07
Mbappe pranon dështimin: Spanja ishte më e mirë, nuk luajtëm siç duhej
15 July 2026, 09:04
Këmbimi valutor, me sa lekë blihen e shiten valutat kryesore sot
15 July 2026, 08:28
PD mbledh sot Këshillin Kombëtar, zgjidhet ekipi i ri drejtues
15 July 2026, 07:47
Klevis Balliu: Kam shprehur dëshirën për të garuar për nënkryetar të PD-së
15 July 2026, 07:29
Si parashikohet moti për sot
15 July 2026, 07:15
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
15 July 2026, 07:01
"La Roja" në finalen e Botërorit, Franca dorëzohet në gjysmëfinale
14 July 2026, 23:08
Emigrantët shqiptarë protestë në Këshillin Europian, kërkojnë dorëheqjen e Ramës
14 July 2026, 22:55
Gazetari: Për një vend pune si mësues paguhen deri në 10 mijë euro
14 July 2026, 22:30
Oyarzabal hyn në histori! Barazon rekordin legjendar të Butragueños
14 July 2026, 22:13
"La Roja" godet e para! Spanja merr avantazhin ndaj "Gjelave"
14 July 2026, 21:40
Policia jep detaje nga aksidenti në Cërrik: Dy viktima dhe një i plagosur
14 July 2026, 21:19
Gjithçka gati për supersfidën, dalin formacionet zyrtare të Francës dhe Spanjës
14 July 2026, 19:55
Zhupa: Rama po mbron betonizimin, jo zonat e mbrojtura
14 July 2026, 18:47
SPAK dërgon për gjykim ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi
14 July 2026, 17:44
Trafik droge dhe pasuri kriminale, sekuestrohen 420 mijë euro pasuri në Tiranë
14 July 2026, 17:28
Berisha dënon sjelljen e Braçes ndaj gazetarit: Gjuhë gangsteri dhe dhunë fizike
14 July 2026, 17:12
Zjarr pranë fshatit Novoselë, flakët i afrohen banesave
14 July 2026, 16:57
Diktatorët nuk ngrihen vetëm
14 July 2026, 16:20
Teliti: Paratë e pista po deformojnë ekonominë, qeveria refuzon transparencën
14 July 2026, 15:59
Varret që Shqipëria ende nuk i ka gjetur
14 July 2026, 15:40
Dhuna në Zvërnec, Apeli liron nga qelia një prej rojeve privatë
14 July 2026, 15:14
A u helmua Lindsey Graham? Trump përgjigjet pas spekulimeve për Rusinë
14 July 2026, 14:37
Gazetari iu afrua për ta intervistuar, Braçe e shtyn: Ik, B***Q**ë!
14 July 2026, 14:15
Devijoi dy herë, si u kthye fluturimi Londër-Tiranë në një makth 12-orësh
14 July 2026, 14:14
Dyshohet se u vodhën 3 mln euro, shkarkohet drejtoresha e Postës në Durrës
14 July 2026, 13:49
Vetmia absolute e grave që " rilindën"
14 July 2026, 13:40
Pse të rinjtë e shëndetshëm jo-duhanpirës po zhvillojnë kancer të mushkërive?
14 July 2026, 13:26
Pse Banka e Shqipërisë hoqi licencat për 80 zyra këmbimi valutor
14 July 2026, 13:14
Zjarrvëniet, 29 persona të arrestuar dhe të proceduar në qershor dhe korrik
14 July 2026, 13:05
Aksident te Liqeni i Thatë, i riu me motor përplaset nga një automjet
14 July 2026, 12:45