Flash News

E-TJERA

Qeveria kërkon vetëdeklarimin e adresës nga të gjithë emigrantët, në të kundërt ka penalitete

Qeveria kërkon vetëdeklarimin e adresës nga të gjithë

Këshilli i Ministrave, ka vendosur që të gjithë emigrantët shqiptarë do të duhet të vetëdeklarojnë adresën e tyre të banimit jashtë shtetit. Përmes një VKM-je, qeveria kërkon që të gjithë emigratët të plotësojnë një formular online në portalin e-Albania.

Në vendim theksohet se ata që nuk do të deklarojnë adresën rrezikojnë të mos marrin shërbime të gjendjes civile apo nga konsullatat e ambasadat shqiptare në vendet e tyre:

“Shtetasit shqiptarë mbajnë përgjegjësi administrative për mospërmbushje të detyrimit ligjor të vetëdeklarimit të adresës së tyre dhe autoritetet përgjegjëse, në rast konstatimi të mospërmbushjes së këtij detyrimi, pezullojnë kryerjen e shërbimit të kërkuar, derisa shtetasi të përmbushë detyrimin ligjor të vetëdeklarimit të adresës.”

Të fundit