Flash News

E-TJERA

Qeveria ‘kusht’ studentëve të Mjekësisë/ Sindikata e UBT-së përkrah protestën e nesërme

Qeveria ‘kusht’ studentëve të Mjekësisë/

Sindikata dhe studentët e UBT-së janë solidarizuar pas thirrjes për protestë nga studentët e mjekësisë.

Protesta do vij për të kundërshtuar vendimin e qeverisë e cila i vendosi kusht kontratën 5 vjeçare për të marrë diplomën.

Mësohet se studentët e UBT-së do të protestojnë nesër në orën 10:00 para godinës se Agronomisë.

Nga ana tjetër, studentët e Mjekësisë kanë paralajmëruar protestë pas marrjes së vendimit të qeverisë që kushtëzon largimin e studentëve të Mjekësisë nga vendi. Ata nuk janë dakord me vendimin e bërë publik nga Kryeministri Edi Rama dhe ndaj të enjten në orën 10:00 kanë njoftuar protestë pranë fakultetit.

Kryeministri Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë, ka treguar kushtin e vendosur ndaj studentëve të cilët do të regjistrohen në Universitetin e Mjekësisë. Ai tha këta të fundit duhet të punojnë në vend për 5 vite pas studimeve në të kundërt duhet të paguajnë tarifë.

 

Të fundit