Flash News

E-TJERA

Qeveria miratoi hartën e re gjyqësore, Haxhia: Hapi ynë final është Gjykata Kushtetuese

Qeveria miratoi hartën e re gjyqësore, Haxhia: Hapi ynë final

Kryetari i Dhomës së Avokatisë, Maks Haxhia ka dalë në një deklaratë për mediat, pasi qeveria miratoi hartën e re gjyqësore, edhe pse avokatët e kundërshtuan ashpër këtë nismë.

Haxhia tha se kjo është harta më e gabuar dhe se do ta çojnë çështjen Gjykatën Kushtetuese.

Haxhia theksoi se ankimimin e tyre do ia paraqesin edhe institucionit ndërkombëtar të Avokatëve në Bashkimin Europian.

"Kjo është harta më e gabuar. Nuk na bëhet qejfi se edhe pse jemi të bindur që pasojat do jenë tejet të rënda për ne nëse do të aplikohet. Ne fituam, fituam në radhë të parë pasi demonstruam një nivel te lartë profesional. Hapi jonë final do jetë Gjykata Kushtetuese. Kemi ngritur një gurp që do të përgatisë materialin, që do finalizohet me një kërkesë të përcaktuar konform ligjit", tha Haxhia.



Të fundit