Flash News

E-TJERA

Qeveria ndryshon orarin e punonjësve të administratës, bëhen publike rregullat e reja

Qeveria ndryshon orarin e punonjësve të administratës, bëhen

Sipas një vendimi të Këshillit të Ministrave, Administrata Publike do të punojë një gjysmë ore më shumë.

Orari zyrtar 08:00 me 16:00, do të zëvendësohet sipas VKM-së me orarin 08:00 deri në orën 16:30.

Në vendimin e qeverisë thuhet gjithashtu se nënpunësit që janë prindër të fëmijëve parashkollorë ose të arsimit bazë (9-vjeçar) mund të punojnë në koordinim me orarin kur ata janë në shkollë, e përcaktuar kjo nga drejtori i institucionit.

Gjithashtu në VKM përcaktohet edhe mënyra se si do të funksionojë administrata gjatë kohës së pandemisë, ku orari mund të ndryshohet me urdhër të kryeministrit, por jo më shumë se për tre muaj.

Një tjetër pikë e VKM-së është se gjatë pandemisë nënpunësit mund të punojnë nga shtëpia dhe se orari është i njëjtë me si do të punonin nga zyra.

Qeveria ndryshon orarin e punonjësve të administratës, bëhen

Të fundit