Flash News

E-TJERA

Qeveria njofton uljen e taksës për Rrugën e Kombit

Qeveria njofton uljen e taksës për Rrugën e Kombit

Taksa e Rrugës së Kombit mund të futet sërish në procesin e rinegocimit të kontratës me mundësi uljen e çmimit.

Në raportin e Monitorimit të Koncesioneve për vitin 2021, të publikuar nga Ministria e Financave, thuhet se si rrjedhojë rritjes së të ardhurave nga trafikut “Autoriteti i Konkurrencës mund të aktivizojë rinegocimin e kontratës me mundësi uljen e tarifës së kalimit në sheshin e pagesës”, raporton Monitor.

Të ardhurat e koncesionarit për vitin 2021 arritën në 2.5 miliardë lekë nga të cilat 1.7 miliardë erdhën nga taksa në sheshin e pagës, dhe 790 milionë lekë u kompensuan nga qeveria.

Të ardhurat totale ishin 10% më të larta se në vitin 2020 dhe 6 për qind më të larta se në vitin 2029.

Sipas raportit nga 12 risqe të identifikuara në koncesionin e Rrugës së Kombit, Autoriteti Kontraktues ka mbajtur 3 risqe: riskun politik, riskun e qeverisjes dhe riskun e ndryshimeve ligjore, ndërsa tek Partneri Privat janë transferuar risku i ndërtimit, risku i transferimit të aseteve, risku i operimit dhe performancës dhe risku i ribalancimit të ekuilibrit financiar.

Të fundit