Flash News

E-TJERA

Qeveria planifikon rikthimin e fashave të energjisë, çmimet e reja prekin 55-65 mijë familje

Qeveria planifikon rikthimin e fashave të energjisë, çmimet e

Një ditë më parë, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjetikës Belinda Balluku, deklaroi se qeveria është duke studiuar dhe analizuar tregun konsumin e energjisë, për të parë mundësinë e vendosjes së fashave.

Ministrja tha se sipas planit që qeveria ka, ato familje që shpenzojnë më shumë se 700 kËh, do ta paguajnë energjinë elektrike më shtrenjtë se të tjerët.

Nga të dhënat e ERE, të përpunuara nga Top Channel, rezulton se janë të paktën rreth 55-65 mijë familje të cilat preken nga çmimet e rritura në faturë.

Një faturë dritash deri në 700 kilovat me çmimin aktual 9.5 lekë kilovat orë, së bashku me TVSH kushton 8000 mijë lekë të reja. Nëse qeveria miraton ndryshimet e reja, familja e cila 100 kËh mbi fashën e përcaktuar, do paguajë 2700 lekë më shumë për energjinë, bashkë me TVSH-në 540 lekë. Totali i shtesës në faturën e dritave do të jetë 3240 lekë. Në total fatura e tij shkon 11 240 lekë.

Megjithatë, pavarësisht deklaratave të ministres Balluku, Ministria e Infrastrukturës duhet të aplikojë pranë Entit Rregullator dhe është ky i fundit i cili vendos t’i miratojë ose jo çmimet dhe fashat e përcaktuara nga ministria.

Të fundit