Flash News

E-TJERA

Qeveria shtyn vlefshmërinë e pasaportave diplomatike

Qeveria shtyn vlefshmërinë e pasaportave diplomatike

Shtyhet vlefshmëria e pasaportave diplomatike dhe atyre të shërbimit.

Vendimi është marrë në mbledhjen e Këshillit të Ministrave e drejtuar sot nga zv/ kryeministri Erion Braçe

Në pikën 14, të vendimit nr.389, datë 12.6.2019, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, fjalët “… pasaportat përkatëse deri më datë 30 qershor 2021.” zëvendësohen me “… pasaportat e vlefshme përkatëse deri më datë 31 dhjetor 2022” thuhet në vendimin e sotëm.

Kujtojmë se me vendimin e vjetër, këto pasaporta kishin vlefshmëri deri në 30 qershor 2021, ndërsa tashmë ato do të jenë të vlefshme deri në kenë vlefshmëri 31 dhjetor 2022.

Ky vendim ka risjellë në vëmendje një debat të dy viteve më parë, kur ministri i Jashtëm asokohe, Gent Cakaj, kërkoi që 350 persona të rikthenin pasaporta diplomatike, pasi i kishin në kundërshtim me ligjin.

 

 

Të fundit