Flash News

E-TJERA

“Qeveria të ndërhyjë urgjentisht”, Meta: Zero paketë ekonomike për uljen e çmimeve abuzive

“Qeveria të ndërhyjë urgjentisht”, Meta: Zero

Presidenti Ilir Meta i ka bërë thirrje qeverisë shqiptare që të ndërhyjë menjëherë, duke vënë në dispozicion një paketë ekonomike pas rritjes së çmimeve të karburanteve energjisë elektrike dhe mallrave.

Në një postim në Facebook, duke marrë shkas edhe nga protesta e qytetarëve në Tiranë kundër rritjes së çmimeve, Meta rendit masat që kanë marrë vendet e rajonit, ndërsa vetëm Shqipëria deri tani nuk ka dalë me masa për familjet në nevojë, fermerët dhe bizneset e vogla.

“Greqia miraton paketën e ndihmës ekonomike 300 - 400 euro për familjet me të ardhura të ulëta.

Maqedonia e Veriut përgatit paketën ekonomike 400 milion euro për zbutjen e krizës së çmimeve, me fokus uljen e çmimit për karburantet, energjinë elektrike dhe ndihmën e familjeve në nevojë.

Kosova ndan 50 milion euro subvencione në bujqësi.

Kroacia heq akcizën e naftës.

Shqipëria ZERO paketë ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë, fermerëve dhe bizneseve të vogla dhe ZERO nisma për uljen e çmimeve abuzive të karburanteve, energjisë elektrike dhe mallrave të shportës.

Qeveria të ndërhyjë urgjentisht:

Për uljen e çmimit të karburanteve;

Për miratimin e një pakete ekonomike në ndihmë të familjeve në nevojë.

KOHA PËR TË DËGJUAR ZËRIN E QYTETARËVE ËSHTË TANI!”, shkruan Meta.

 

Të fundit