Flash News

E-TJERA

Qytetarët e Elbasanit protestojnë mbifaturimin e vlerës së ujit, UK: Faji i punonjësve

Qytetarët e Elbasanit protestojnë mbifaturimin e vlerës së
Foto Ilustruese

Mbifaturimi i vlerës për ujin e konsumuar ka shkaktuar protesta në lagjen Shën Koll të Elbasanit. Para drejtorisë së Ujësjellës-Kanalizimeve, qytetarët kërkuan një zgjidhje nga institucioni.

Sikurse deklaruan kryefamiljarët, vlerat e faturave kalojnë 20 mijë lekë të reja për sasi uji mbi 500 m3, që sipas tyre është e vështirë të harxhohet nga një familje.

Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Elbasan, Leli Kaja, ka pritur banorët që ishin duke protestuar para institucionit, duke sqaruar se situata e krijuar me faturimin ka ardhur si pasojë e punonjësve përgjegjës që lexojnë vlerat.

“Ka ndodhur një fenomen i tillë ku disa punonjës nuk e kanë kryer punën si duhet, për këtë arsye ne i kemi larguar ato, dhe punonjësi tjetër i ka shkruar ashtu siç duhet. Të takojmë të gjithë dhe të nënshkruajmë një kontratë ku pjesa që ka mbetur të paguhet me këste”, thotë drejtori i UK.  

Të fundit