Flash News

E-TJERA

Qytetarët protestë para bashkisë Kuçovë, kryebashkiaku braktis zyrën

Qytetarët protestë para bashkisë Kuçovë,

Banorët e fshatit Velagosht në bashkinë e Kuçovës kanë dalë sot në protestë në lidhje me rrugën e fshatit.

Banorët kanë protestuar para derës së bashkisë së Kuçovës, duke kërkuar edhe takim me përfaqësuesit e bashkisë. Ata kanë deklaruar se rruga e fshatit të tyre ka 30-vite pa asnjë ndërhyrje dhe është totalisht e shkatërruar, duke e bërë të vështirë qarkullimin jo vetëm me mjete por edhe në këmbë.

Rruga e shkatërruar po i dëmton edhe ekonomikisht pasi-siç edhe shprehen vetë banorët-të gjitha prodhimet bujqësore po u ngelen stog pasi ata i nxjerrin në treg me mushka dhe në krah.

Një përfaqësi e banorëve prej 3 qytetarësh ka kryer një takim me një përfaqësues të bashkisë së Kuçovës, pasi kryebashkiaku Kreshnik Hajdari nuk ndodhej brenda në institucion.

Të fundit