Flash News

E-TJERA

Qyteti Studenti bëhet gati për të pritur afganët, studentët boshatisin 6 godinat e konvikteve

Qyteti Studenti bëhet gati për të pritur afganët,
Godina 24-25 në Qytetin Studenti

Grupi i parë me afro 300 deri në 350 afganë, kryesisht gra aktiviste, pritet të mbërrijë nesër në aeroportin ndërkombëtar “Nënë Tereza”.

Ashtu sikurse u njoftua një ditë më parë, afganët do të strehohen në ambientet se strukturave konviktore në Tiranë dhe në disa hotele në Durrës. Studentët kanë nisur të boshatisin konviktet në të cilat pritet të vendosen afganët që do të mbërrijnë nesër në vend.

Qyteti Studenti bëhet gati për të pritur afganët,   Qyteti Studenti bëhet gati për të pritur afganët,    Qyteti Studenti bëhet gati për të pritur afganët,    Qyteti Studenti bëhet gati për të pritur afganët,

Për akomodimin e tyre janë zgjedhur 6 godina të konvikteve në Qytetin Studenti, përkatësisht godinat nr. 2, nr. 4, nr.7-8, nr. 24-25. Akomodimi i afganëve në godinat e konvikteve do të jetë iu përkohshëm, ndërsa studentët kanë pranuar të zhvendosen në godinat e tjera.

Qeveria shqiptare pranoi vetëm pak ditë më parë kërkesën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për strehimin e shtetasve afganë të cilëve iu rrezikohet jeta nga regjimi taleban. Kërkesa e SHBA-së erdhi pas rrëzimit së qeverisë afganë në Kabul, me largimin e presidentit afgan Ashraf Ghani.

 

Të fundit