Flash News

E-TJERA

Ra nga ballkoni, policia jep detaje për vdekjen e 2-vjeçarit në Vlorë

Ra nga ballkoni, policia jep detaje për vdekjen e 2-vjeçarit në

Policia e Vlorës ka zbardhur detajet e para zyrtare lidhur me ngjarjen tragjike që ndodhi pasditen e sotme në Vlorë, ku një i mitur 2 vjeç ra nga ballkoni i shtëpisë, në lagjen “Pavarësia 3”. Si pasojë, fëmija humbi jetën në vend. 

Policia thotë se në shtëpi ka qenë dhe nëna e viktimës.

Vlorë / Informacion paraprak

Sot, rreth orës 18:20, në lagjen “Pavarësia 3”, një fëmijë 2 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga ballkoni i banesës në pallatin ku banonte dhe për pasojë ka ndërruar jetë në vend.

Nga të dhënat paraprake rezulton se fëmija ndodhej në banesë së bashku me nënën e tij, shtetasen K. H.


Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Të fundit