Flash News

E-TJERA

Ra nga lartësia, humb jetën punëtori ra në aeroportin e Vlorës

Ra nga lartësia, humb jetën punëtori ra në aeroportin e

Një punëtor humbi jetën teksa ishte duke punuar në kantierin e ndërtimit në aeroportin e Vlorës.

Policia njofton D. H., 38 vjeç ndërroi jetë si pasojë e rrëzimit nga lartësia në ambientet e aeroportit në ndërtim, në Akërni. 

Pas ngjatrjes, është arrestuar në flagrancë D. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, i cili mban detyrën e administratorit të kompanisë së ndërtimit, si dhe ka nisur procedimi penal ndaj shtetasit U. S., 41 vjeç, po nga Tirana, me funksion përgjegjës i punimeve. 

"Në vijim të veprimeve hetimore për ngjarjen e ndodhur më datë 19.04.2025, në ambientet e aeroportit në ndërtim, në Akërni, ku humbi jetën si pasojë e rrëzimit nga lartësia, shtetasi D. H., 38 vjeç, punonjës i kompanisë së ndërtimit, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin D. N., 45 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë administrator i kompanisë së ndërtimit, si dhe nisën procedimin penal për shtetasin U. S., 41 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë përgjegjës i punimeve në të njëjtën kompani.

Këta shtetas dyshohet se kanë shkelur detyrimet ligjore për zbatimin e masave të sigurisë teknike në vendin e punës, çka ka sjellë si pasojë vdekjen e punonjësit D. H", njofton policia. 

 

Të fundit