Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Radha e Pallatit të Kongreseve për t’u shembur e për t’u ringritur mes kullave

Si një turmë e shushatur, e aftë vetëm t’iu bindur urdhrave të partisë, këshilltarët bashkiakë të PS së Tiranës votuan të enjten pro një vendimi që i hap rrugën ndërhyrjes në Pallatin e Kongreseve, sipas një projekti ende të panjohur në zemër të kryeqytetit.
Me shumicën e votave të Partisë Socialiste, një sipërfaqe prej mbi 2 mijë metrash katrorë, në pronësi të Bashkisë së Tiranës, iu kalua Ministrisë së Ekonomisë. por pa sqaruar pyetjet më të thjeshta: Për çfarë po jepet kjo pronë? Cili është qëllimi përfundimtar? Dhe, çfarë do të ndodhë me Pallatin e Kongreseve?
Gjatë mbledhjes, ishte këshilltari i opozitës Ilir Alimehmeti që kërkoi më shumë transparencë mbi këtë vendim të njëanshëm, duke vënë në dukje përmasat jo të vogla të truallit në fjalë: “Ky rrip i vogël pas Pallatit të Kongreseve, kujtoj se ky rrip i vogël është 2 mijë e 260 metra katrorë. Ju a keni dijeni? A do të ndërtohet një kullë aty?”
Por përgjigjja që mori ishte banale në përmbajtje dhe e shpifur në tonalitet, tipike për një administratë ku nëpunësit firmosin verbërisht dhe irritohen nga kërkesa e llogarisë. Nënkryetarja Anuela Ristani, përfaqësuese e mazhorancës në Këshillin Bashkiak, u shpreh: “S’kam ç’të them unë. Si ta përcaktoj unë se çfarë do të ndërtohet? Mund të mos ndërtohet asgjë, mund të fshihet e gjitha dhe ta bëjmë Pallatin e Kongreseve në ajër të hapur. Nuk di të të them për këtë. Këtë e vendos ekspertiza që bëhet në momentin që e gjithë prona është vendosur në dispozicion.”
Të gjitha sinjalet sugjerojnë se skenari i shembjes së godinës dhe ndarja e truallit me privatin po ndjek pikë për pikë modelin e njohur të Teatrit Kombëtar vetëm se tashmë shoqëruar nga heshtja dhe indiferenca: fillimisht nxirret si pretekst fakti që godina është me “shenja amortizimi”, ka “degradim” dhe “infrastrukturë të vjetëruar”, sa për t’u njoftuar opinioni publik për ndërhyrjen, ndërsa në prapaskenë përpunohet një marrëveshje me kompanitë private të ndërtimit.
Aktualisht, Pallati i Kongreseve ka kaluar në regjistrat e Korporatës Shqiptare të Investimeve, një entitet i krijuar nga qeveria për të ligjëruar pazarin me sektorin privat mbi pronat shtetërore.
Skenari është gjithmonë i njëjtë: godina rrafshohet dhe trualli ndahet për të ngritur kulla, privatët nxjerrin fitimet e tyre nga shitja e hapësirave tregtare, dhe më pas ndërtohet një variant i ri i funksionit shtetëror që shpesh qëndron si fasadë e investimit privat.
Në dokumentet prezantuese, nisma është paraqitur si përpjekje për të ruajtur funksionin aktual të objektit: “Projekti synon modernizimin e vendit ekzistues të kongreseve, duke rritur cilësinë dhe funksionalitetin e infrastrukturës për konferenca, evente kulturore dhe mbledhje publike, në dobi të organizatorëve, institucioneve dhe pjesëmarrësve.”
Por eksperienca tregon kur një objekt publik kalon në duart e Korporatës së Investimeve, prona private shndërrohet në një aksesor shtesë, duke humbur vlerën arkitekturore apo simbolikën që ka pasur më parë.
Një projekt i ngjashëm është miratuar tek stadiumi “Selman Stërmasi”, aty ku fusha e gjelbër do të zhytet mes kullave përreth. Modeli është ai i stadiumit “Air Albania”, ku kompania ndërtuese fitoi kullën dhe ambientet komerciale përreth, ndërsa federata përfitoi stadiumin.
Ky ishte edhe rasti që kryeministri Edi Rama përmendi muaj më parë, teksa paralajmëroi planet për transformimin e Pallatit të Kongreseve: “Korporata Shqiptare e Investimeve do të shpallë edhe konkursin për rishpikjen mund të themi, nëse mund të përdor këtë fjalë, rikualifikimin – Frida e thotë më mirë – të Pallatit të Kongreseve, me të njëjtën formulë si me stadiumin ku do të fitojmë një Pallat Kongresesh të transformuar, të rinovuar dhe patjetër do shohim si do paraqiten dhe cili do jetë projekti më i mirë.” u shpreh rama disa muaj më parë.
Kjo “formulë” parashikohet të përdoret edhe për godinën e re të Bibliotekës Kombëtare, sërish përmes një partneriteti me privatët.
Pallati i Kongreseve, një nga godinat më emblematike të arkitekturës institucionale të Tiranës, u ndërtua mes viteve 1982-1986 për të strehuar kongreset e Partisë së Punës, por u bë gjithashtu një qendër e rëndësishme për festivalet dhe ngjarjet e mëdha kulturore të vendit. Historia e tij është e lidhur ngushtë me kujtesën kolektive të një epoke. Por siç duket, kujtesa ka vlerë vetëm deri në momentin kur trualli bëhet më i vlefshëm se historia./Lapsi.a
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38