Flash News

E-TJERA

Radhë të gjata automjetesh në pikën kufitare të Qafë-Thanës

Radhë të gjata automjetesh në pikën kufitare të

Në pikën e kalimit kufitar të Qafë Thanës janë krijuar radhë të gjata automjetesh.

Mësohet se vonesat dhe radhët janë regjistruar vetëm në doganën maqedonase aty ku dhe kryhet kontrolli i mjeteve të identifikimit për të hyrë në shtetin fqinj.

Në fakt edhe pse prej ditës së enjte ka filluar aplikimi i ‘one stop shop’ në doganën që lidh Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut’ në këtë pikë duket se radhët do të jenë prezente sidomos gjatë fundjavave kur dhe numri i hyrje-daljeve është më i madh.

Momentalisht në hyrje të Maqedonisë së Veriut po punohet me 3 sportele, ndërsa shkak i fluksit të shtuar sipas autoriteteve është bërë edhe kthimi i shtetasve maqesonas nga bregdetet shqiptare në drejtim të vendit të tyre.

Të fundit