Flash News

E-TJERA

Radhë të gjata në Qafë Thanë: Fluks udhëtarësh dhe vonesa deri në një orë

Radhë të gjata në Qafë Thanë: Fluks

Pika e kalimit kufitar në Qafë Thanë po përballet me një fluks të shtuar të automjeteve mbrëmjen e sotme, duke shkaktuar radhë të gjata dhe pritje të gjata për udhëtarët që hyjnë në Shqipëri nga Maqedonia e Veriut.

Raportohet se qytetarët janë detyruar të qëndrojnë në radhë për rreth një orë, për shkak të procedurave të ngadalta të kryera nga pala maqedonase.

Ndërkohë, autoritetet doganore shqiptare po punojnë me kapacitet të shtuar për të përballuar situatën dhe për të minimizuar vonesat. Në hyrje të Shqipërisë janë hapur 3-4 sportele për të lehtësuar lëvizjen.

Udhëtarët bëjnë thirrje për përshpejtimin e procedurave dhe koordinim më të mirë mes dy palëve kufitare për të shmangur vonesa të mëtejshme.

Të fundit