Flash News

E-TJERA

Rakacolli i përgjigjet Bashës: 'Remdesiviri' përdoret vetëm në spitale, jo në farmaci; Kemi blerë 4-fishin e vaksinave të gripit se një vit më parë

Rakacolli i përgjigjet Bashës: 'Remdesiviri' përdoret

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli i është përgjigjur kreut të PD-së, Lulzim Basha lidhur me mungesën e medikamenteve bazë për të trajtuar koronavirusin dhe për vaksinën anti-grip.

Për mungesën e ilaçit 'Remdesiviri', Rakacolli tha për "Report TV" se ky është një ilaç pjesë e rrjetit spitalor e kurrsesi nuk mund të përdoret në treg të hapur.

"Remdesiviri nuk është medikament që tregtohet në tregun e hapur, është medikament spitalor, pjesë e rrjetit spitalor, nuk është një ilaç që ka një indikacion specifik për COVID-in, është një medikament anti-viral ka dalë për një sëmundje tjetër por ka studime që mund të përdoret dhe në COVI dhe Shqipëria është pjesë e këtij studimi, pacientët që e përdorin në spital ka disa përdorime specifike dhe i bëhet i qartë të mirat dhe efekte negative, nuk mund të shitet në farmaci", tha Rakacolli.

Sa i përket mungesës së vaksinës së gripit për të gjithë popullsinë, Rakacolli tha se këtë vit është blerë një sasi 4-fish më e madhe.

"Kemi blerë 4-fishin e vaksinave të grupit krahasuar me vitin e kaluar", deklaroi Rakacolli.

Të fundit